Mbrojtja e viktimave

Ne përkrahim të prekurit nga trafikimi i qenjeve njerëzore

Personave të prekur nga trafikimi i qenjeve njerëzore ne u ofrojmë perkrahje dhe shoqërim të gjithanshëm, pavarësisht faktit nëse të prekurit bashkëpunojnë apo jo me autoritetet Shtetërore  pa pagesë dhe duke ruajtur kofidencialitetin e tyre.

Kë përkrahim

Ne këshillojmë, përkrahim dhe shoqërojmë Gratë, Burrat dhe Njerëzit Trans seksual,

  • Personat, që  në arrati e sipër bëhen Viktima të Trafikimit të qenjeve njerëzore,
  • Personat, të cilët rekrutohen me premtime të rreme nga trafikantë te qenjeve Njerëzore dhe që pastaj shfrytëzohen nga ta.
  • Personat, të cilët detyrohen për punë seksi dhe që shfry tëzohen seksualisht.
  • si dhe Personave që nën kushte të rënda Pune shfrytëzohen.

Në ç’përkrahim

Ne intervenojmë në mënyrë të gjithanshme dhe profesionale për viktima të trafikimit të grave. Këtu përfshihen:
 
  • Këshillimi dhe informimi në bazë të Ligjit të Asistencës së Viktimave (LAV). Beratung und Information gemäss Opferhilfegesetz (OHG).
  • Kërkimi i burimeve të ndihmës financiare në bazë të LAV/Asistencës Sociale.
  • Intervenimi dhe këshillimi psikosocial në rast krizash, si dhe përkrahja në rast traumatizimi.
  • Strehimi i mbrojtur.
  • Ndërmjetësimi dhe bashkëpunimi me autoritetet, avokatët, mjekët, terapeutët etj.
  • Këshillimi për zhvillimin e një procedure penale dhe shoqërimi i procedurës si person i besueshëm në bazë të Kodit të Procedurës Penale.
  • Këshillimi ligjor dhe ndërhyrja përsa i përket të Drejtës së Qëndrimit.
  • Përgatitja e kthimit vullnetar, nëse dëshirohet.
  • Përkrahja e integrimit social dhe profesional në rast qëndrimi në Zvicër. 

Kontakti 

FIZ Fachstelle
Frauenhandel und Frauenmigration

Hohlstrasse 511
8048 Zürich
044 436 90 00
contact@fiz-info.ch